Shtabi i Lidhjes Demokratike e Kosovës në Gjilan, në konferencën e parë për media, ka prezantuar para publikut informatat e para për ecurinë e procesit zgjedhor.
Në emër të Shtabit të Degës, Arbër Ismajli, ka konfirmuar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.
“Sipas komisionerëve dhe vëshguesve tanë në terren, deri tani nuk ka raportime për ndonjë parregullësi dhe procesi i mëngjesit është i bardhë. LDK apelon qytetarët e Gjilanit që të dalin në mënyrë masive e solemne dhe ta ushtojnë të drejtën e tyre me votë demokratike për të ardhmen e tyre”, ka thënë Ismajli.
Përndryshe, kryetari Lutfi Haziri voton sot në ora 9.45, në shkollën fillore “Abaz Ajeti”.
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt