Ata janë të dhunshëm, të pamëshirshëm, kanë shkaktuar me veprimet e tyre shumë fatkeqësi, por nuk mund t‘u heqësh presjen kur bëhet fjalë për sensin e tyre të të bërit biznes.
Një gjë është e sigurt, që bosët mafiozë dinë se si të përfitojnë nga veprimet e tyre. Sigurisht që praktikat e tyre, në më të shumtën e rasteve janë të paligjshme, por mafiozët nuk janë konservatore.
Arsyeja e ekzistencës së saj është një dhe e vetme: fitimi.
Si çdo biznes në fund të fundit edhe mafia është pragmatiste dhe në ndryshim të vazhdueshëm për të eksploruar dhe bërë të vetat mundësitë e reja që ofron tregu. Metodat e përdorura nga biznesmenë të mëdhenj e të fuqishëm për të arritur fitime sa më të larta, kanë qenë përdorur prej mafies për një kohë të gjatë.
Ata kanë ecur vetë në jetë dhe disa nga thëniet e tyre mund të na shërbejnë si këshilla në jetë. Tirana Observer ka përzgjedhur 31 prej tyre:
1– Njerëzit e mëdhenj nuk lindin të mëdhenj, bëhen të mëdhenj.
Lexo edhe: Katër mënyra të thjeshta për t’u bërë i famshëm në Shqipëri (Foto)
2- Mbaji miqtë pranë… por armiqtë edhe më afër.
3– Një njeri pa armiq është një njeri pa cilësi. Edhe Jezu Krishti kishte armiq.
4– Bota i përket njeriut të duruar.
5- Të gjitha problemet zgjidhen vetë; jepu pak kohë
6- Problemet ekstreme shpesh kërkojnë zgjidhje ekstreme
7- Miqtë nuk janë aq të rëndësishëm sa familja. Mos e ngatërro besnikërinë e miqësisë me lidhjen e gjakut.
8- Problemi me miqtë është sinqeriteti i tyre. Ata do t’iu tradhtojnë nëse ti do ti lësh dhe pastaj do të thonë në fytyrë: “Është thjesht biznes, mos e merr personale”.
9- Një burrë që nuk shpenzon kohë me familjen e tij, nuk është burrë
10 -Edhe një mi mban tre shtigje gati
11- Zoti do të mbrojë, por ti ruaju vetë derisa Zoti ta bëjë.
13- Mbrojtja më e mirë ndaj të pabesëve është tradhtia
14 -Një mijë armiq nuk janë mjaft, një armik i vetëm është. Nuk ka asnjëherë armik “të padëmshëm””
15- Nëse jeni duke kalëruar në një kalë të freskët dhe të shpejtë, mos ndalo, vrapo. Vrapo derisa të zgjasë.
16- Shqiponjat nuk gjuajnë miza.
17 -Në një stuhi lutju Zoti për ndihmë, por ndërkohë kërko edhe për bregun.
18- Ilaçi i mirë është gjithnjë i hidhur.
19- Ai që paguan mirë do të shërbehet mirë.
20- Zhurma e madhe dëgjohet mirë vetëm në largësi.
21- Paratë nuk shkojnë kurrë në burg.
22- Ju mund të bëheni të pasur pa e ditur se si të bëheni i pushtetshëm, por ju nuk mund të bëheni kurrë i pushtetshëm pa para.
23- Hapi i parë për të verbuar dikë, është ta bësh që të hapë sytë.
24- Kur bën një kompromis, ke humbur. Kur dukesh sikur po kërkon kompromis jep një hap afër fitores.
25 –Fati është në anën e të fortit
26- Që paqja të mbretërojë duhet të jesh gjithnjë gati për luftë.
27 –Është më mirë që armiqtë e tu të mbivlerësojnë marrëzitë e tua sesa zgjuarsinë tende.
28 –Pas një fitoreje mprehe thikën tënde.
20- Nuk ka diçka të tillë si para e mirë apo para e pistë. Janë thjesht para.
21- Gjyqtarët, avokatët dhe politikanët kanë licencë për të vjedhur.
22- Nëse ke vullnet, gjithnjë do të kesh një rrugëdalje.
23- Kurrë mos i urre armiqtë. Të ndikon në gjykim.
24- Vetëm miqtë e vërtetë mund të të tradhtojnë.
25- Femrave dhe fëmijëve u lejohet të jenë të pakujdesshëm, por jo burrave.
26- Të jesh njeri i ndershëm është e rrezikshme.
27- Pushteti korrupton ata që nuk e kanë atë.
28- Kurrë mos u bashko me dikë tjetër për të dalë kundër familjes tënde…Kurrë!
29- Ka një kohë për të luftuar, dhe një kohë për të qenë të zgjuar.
30- Gënjeshtrat janë të domosdoshme, kur e vërteta është shumë e vështirë të besohet.
31- Kur i afrohesh shumë diellit, ëndrrat e tua mund të shkrijnë.
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët