Google ADS

Rasti i SHBA-së kundër biznesmenit turk “i motivuar politikisht”

01:42 | 19 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusloglu, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për rastin, siç e quajti ai “ të motivuar politikisht” dhe “ të montuar”, kundër biznesmenin turko-iranian që akuzohet se ndihoi Iranin per t’i shmangur sanksionet e SHBA-së.

Cavusoglu ka thënë për gazetarët në Stamboll se ai beson se rasti i SHBA-së kundër Reza Zarrab, një tregtar i pasur, i afërt me qeverinë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, është i bazuar në një rast të hapur në vitin 2013-të e që ishte hedhur poshtë.

Në rastin e vitit 2013-të, gjyqtarët turq kishin akuzuar Zarrab dhe zyrtarë të lartë turq për kontrabandim të parave dhe transferim të tyre, tregojnë dokumente e publikuara në atë kohë.

Erdogan, i cili shërbente si kryeministër, iu kishte referuar rastit si përpjekje për puç të orkestruar nga kundërshtarët politikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme