Modelja Gigi Hadid nuk do të sfilojë në Shangai me engjëjt e Victoria’s Secret më 28 nëntor sepse Kina e ka refuzuar. Duket se motivi i ndalimit të saj ka të bëjë me një video në rrjetet sociale, ku shfaqen nocione raciste.
Videoja është publikuar në muajin shkurt të këtij vitit, ku Gigi luante me një biskote me formën e Budës.
Ajo ishte shumë e lumtur për nisjen në Kinë me motrën e saj Bella Hadid, por për Gigin ëndrra për të sfiduar për show-n, të shumëpritur të Victoria’s Secret nuk mund të realizohet.
Në Twitter ajo shprehet se e adhuron familjen e VS, dhe se me shpirt do të jetë pranë vajzave. Padyshim që do ta shohë spektaklin në televizion në pritje të eventit të ardhshëm.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...