Vdes prokurori i përgjithshëm i Spanjës

01:04 | 19 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Prokurori i përgjithshëm i Spanjës, Jose Manuel Maza, ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur në Argjentinë, ku po merrte pjesë në një konferencë.

Ai ishte 66 vjeç, transmeton portali arbresh.info

Gjatë fundit të javës, ai ishte dërguar në një njësi të kujdesit intensive me një infeksion të veshkave.

Muajin e kaluar Maza bëri thirrje që të ngrihen akuza kundër liderëve të Katalonjës, të cilët në mënyrë të paligjshme shpallën pavarësinë e vendit.

Liderët politikë në Spanjë kanë shprehur ngushëllimet e tyre./arbresh.info/

Të ngjashme