Rexhepi dhe familja e saj ishin në mesin e 5000 refugjatëve kosovarë të cilët arritën në Kanada më 1999.
Si për shumë të tjera, shtëpia e tyre e re u bë baza ushtarake e forcave kanadeze Halifax.
Ky ishte vendi ku ata u njohën me personelin ushtarak para se të shpërnguleshin në shtëpi të përkohshme dhe afër dy dekada më vonë, ata u takuan me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
“Unë jam shumë e lumtur dhe jam shumë krenar që ju keni ardhur për të na vizituar dhe për të na parë se ku jetojmë, kështu që ju falënderojmë”, citohet ti ketë thënë Rexhepi Thaçit.
Familja Rexhepi arriti në Kanada pas një qëndrimi gjashtë javor në një kamp në Maqedoni, duke kaluar net edhe nën shi.
Kur fëmijët e tyre u sëmurën, burri i saj Zeqirja aplikoi për Kanada, një veprim ky që e kishte frikësuar gruan e tij pasi nuk donte të largohej kaq shumë nga shtëpia e tyre.
Kujtimet për ditët e para në Kanada janë ende të freskëta edhe për Arbër Rexhepin, i cili në atë kohë ishte 11 vjeç.
Ai mban mend shikimin e filmave të Disney së bashku me fëmijët e tjerë.
Kështu, media kanadeze ka përshkruar rrëfimet e disa refugjatëve nga Kosova që u takuan me Thaçin në Kanada.
CBC në fund kujton se Kosova ka deklaruar pavarësinë nga Serbia më 2008, derisa Kanadaja ishte një nga vendet e para që e njohu këtë vend.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...