Google ADS

Amerikanët të shqetësuar, bisedat për Trump mund t’ju shkatërrojnë darkën e Falenderimeve

23:00 | 18 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Gjatë javës së ardhshme, amerikanët do të ulen për të kryer një traditë, që është Dita e Falenderimeve.

Sipas një sondazhi të kryer nga Ipsos, është gjetur se gati një e treta e amerikanëve janë të shqetësuar se bisedat për Presidentin Trump do t’ju shkatërrojë darkën  e festës, transmeton portali arbresh.info

Rreth gjysma e të të anketuarve kanë theksuar se nuk presin që të diskutohet për politikën gjatë darkës.

Anketimi ka gjetur se shumica e amerikanëve e konsiderojnë politikën si një nga temat më të preferuara për t’u diskutuar gjatë festave.

Megjithatë, ngjan që amerikanët janë më të interesuar të flasin për fenë, apo financat e tyre personale sesa për hetimin e Rusisë, Obamacare apo Presidentin Trump./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme