Numri i krimeve të tilla si sulmet seksuale apo mashtrimet kanë arritur nivelin më të lartë në Suedi , thotë një sondazh qeveritar.
Rritja më e madhe e normave të krimit vjen pas krizës së refugjatëve, transmeton portali arbresh.info
Numri i suedezëve që kanë rënë viktimë është rritur ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit.
Sipas raportit qeveritar, krimet përfshijnë sulme, kërcënime, vepra seksuale dhe mashtrime.
Sipas anketës, 15.6 përqind e popullsisë suedeze iu nënshtruan disa ose të gjitha këtyre llojeve të krimit në 2016, përqindje më e lartë për 2 përqind në krahasim me vitin e kaluar.
Numri i vikimave të mashtrimit u rrit nga 3 përqind, ndërsa numri që i është nënshtruar kërcënimeve apo ngacmimeve u rrit nga 4 përqind.
Në të njejtën kohë, numri i viktimave për ngacmime seksuale është dyfishuar.
Gjatë krizës së refugjatëve në vitin 2016, në Suedi janë strehuar më shumë se 163 mijë persona./arbresh.info/
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...