Dy tërmete të forta goditën Ekuadorin, duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa nuk ka raporte për vdekje apo lëndime në njerëz, njoftoi presidenti i vendit, Lenin Moreno.
Dridhja e parë me magnitudë prej 6.2 ballësh ka goditur vendin të premten, që u pasua nga një tërmet i dytë me magnitudë 5.8 ballësh të shtunën, njoftoi instituti gjeofizik i vendit.
Epiqendra e tërmetit të parë ishte rreth 20 kilometra në jug të qytetit të Guayaquil dhe i dyti goditi në jug më afër Balaos në një thellësi prej vetëm 8 kilometrash.
Tërmeti shkaktoi panik pasi banorët ikën nga shtëpitë e tyre në rrugë dhe spitalet u evakuan.
Mësimet u anuluan në shumë shkolla.
Në vitin 2016-të, një termet prej 7.8 ballësh pati lënë të vdekur 671 persona, ndërsa kishte lënë të lënduar mijëra të tjerë./rel
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...