Shkojnë për trajnime në Londër dhe dezertojnë: Nis kërkimi i komandove shqiptarë (Video)

20:14 | 18 Nëntor 2017
Arbresh.info

Britanikja “The Sun” shkruan se katër komandot që dezertuan misionin e Forcave të Armatosura (FA) në Londër, që tashmë janë në arrati, mund të fshihen mes komunitetit shqiptar.

“Por, komandot e identifikuar si Reni Ajazi, Ylber Tokri, Aleksandër Shkulaku dhe Klevis Lamkaj, mendohet të jenë pranë komunitetit shqiptar”, shkruan “The Sun”.
Kjo është hera e parë që pas futjes së Shqipërisë në NATO, që katër efektivë të FA dezertojnë në këtë mënyrë pas trajnimeve me partnerë të aleancës.

Zyrtarë pranë Forcave të Armatosura pohojnë se ky rast nuk ka asnjë ndikim në reputacionin e FA-së në NATO, pasi edhe efektivë të ushtrive të vendeve të tjera kanë bërë dezertime të tilla, që cilësohen si veprime individuale dhe nuk cenojnë angazhimin e vendit në aleancë. /Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme