Formacionet zyrtare, Atletico Madrid – Real Madrid

19:35 | 18 Nëntor 2017
Arbresh Info

Atletico Madridi dhe Real Madridi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së 12-të në La Liga.

Derbi madrilen është njëri nga ndeshjet më të mëdha në kalendarin e futbollit dhe shënon rikthimin në kampionatin spanjoll pas pushimeve ndërkombëtare, ku të dy gjigantët kanë nevojë për pikë, shkruan portali arbresh.info.

Kjo do të jetë vizita e parë e Real Madridit në stadiumin e ri të Atleticos derisa të dy vazhdojnë të qëndrojnë me nga 11 pikë prapa liderit në ligë – Barcelonës.

Nikoqirët kanë në dispozicion të gjithë skuadrën, ndërsa Real Madridi është në mungesë të Keylor Navas (lëndim në ijë), Gareth Bale (lëndim në pulpë) dhe Mateao Kovacic (lëndim në ijë).

Takimi ndërmjet tyre zhvillohet në stadiumin Wanda Metropolitano duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme