Google ADS

Chelsea poker ndaj WBA si mysafir

17:54 | 18 Nëntor 2017
Arbresh.info

Chelsea ka arritur fitoren e dytë rresht në Premieligë duke mposhtur si mysafir skuadrën e WBA-së në kuadër të xhiros së 12-të.

 

Morata kaloi në epërsi kampionët në minutën e 17'
Morata kaloi në epërsi kampionët në minutën e 7′

 

Chelsea qysh në minutën e 17-të kaloi në epërsi me anë të sulmuesit spanjoll Alvaro Morata për rezultatin 0 me 1.

Pas vetëm gjashtë minutash mysafirët dyfishuan rezultatin në 0 me 2, kësaj radhe me anë të belgut Eden Hazard.

Chelsea vazhdoi dominimin në pjesë e parë duke shënuar edhe njëherë në minutën e 38-të.

Cesc Fabregas gjeti në zonën e WBA-së bashkëkombësin e tij, Marcos Alonso, i cili dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 0 me 3.

Alonso shënoi golin e tretë për Chelsean
Alonso shënoi golin e tretë për Chelsean

 

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Hazard shënoi dopiet në fitoren 0 - 4 të Chelseat
Hazard shënoi dopiet në fitoren 0 – 4 të Chelseat

 

Të dy trajnerët filluan pjesën e dytë me të njëjtit futbollistë.

WBA për asnjë moment nuk arriti të rikthehet në lojën e saj dhe t’i krijoj probleme skuadrës kampione.

Ishte Eden Hazard që shënoi golin e katërt për mysafirët dhe të dytin personal në minutën e 64.

Skuadra e Contes me këtë fitore kalon në pozitën e dytë me 25 pikë pas 12 xhirosh por në rast të fitores së Man Utd atëherë do të zbres në pozitën e dytë.

WBA me këtë humbje edhe zyrtarisht është krizë të rezultatesh pasi do të renditet në pozitën e 17-të. Me këtë humbje pozita e trajnerit Tony Pulis do të lënkudet dhe mund të shkarkohet. /arbresh.info/

https://www.youtube.com/watch?v=8FBHLTughKQ

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme