Lideri i Premierë Ligës ka vazhduar sezonin e tyre si të pamposhtur edhe në ndeshjen ndaj ish kampionit anglez.
Manchester City ka siguruar edhe tri pikë të plota pas fitores 0 me 2 në takimin si mysafirë në King Power në kuadër të xhiros së 12-të ndaj Leicester Cityt, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra e Pep Guardiolas realizoi golin e epërsisë në minutën e 45′ të pjesës së parë përmes sulmuesi qendror Gabriel Jesus. Reprezentuesi brazilian shënoi me lehtësi nga afërsia pas asistimit të bukur nga mesfushori anësor David Silva.
Goli i dytë nga “Qytetarët” erdhi në fillim të fraksionit të dytë. Kevin De Bruney me një goditje të fuqishme nga 20 metra mposhti sërish portierin Kasper Schmeichel.
Mysafirët dominuan edhe në minutat e mbetur të ndeshjes, por skuadra e Claude Pueles arriti t’i shmanget demolimit nga gjiganti anglez.
Manchester City vazhdon qëndrimin në krye të tabelës me 34 pikë, nëntë më shumë se Chelsea në pozitën e dytë, ndërsa Leicester City qëndron në pozitën e 12 me 13 pikë./arbresh.info/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”