Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, e ka komentuar për herë të parë vendimin e Gjykatës, e cila i ka shpallur të papranueshme provat për të cilat prokuroria pretendonte se janë SMS.
Gjykata ndër të tjera ka vërtetuar se ato letra nuk janë SMS komunikim i dalë nga PTK, por janë thjesht një dokument i fabrikuar.
Limaj i cili është i përfshirë në rastin e njohur si MTPT, ka thënë se mashtrimeve, kurtheve dhe montimeve u ka ardhur fundi. Tutje, ai ka thënë se mos qoftë në lëkurën e atyre që me shpifje dhe montime kanë provuar ta ndalin.
“U kemi thënë në vitet 2009 dhe 2010 që me punë nuk mund të na kalojnë, me dije nuk mund të na kalojnë, me guxim, është parë që nuk mund të na kalojnë. Ata që janë munduar që me shpifje, montazhe, fabrikime dhe falsifikime mund të na mposhtin, që kanë menduar që mund të na bëjnë të dorëzohemi, kanë gabuar, sepse unë asnjëherë nuk dorëzohem në të drejtën dhe ja ku jemi sot. Jemi aty ku duhet me qenë”, ka thënë Limaj gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Malishevës.
Vendimi përfundimtar për këtë rast pritet të jepet javën e ardhshme.
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...