Nxënësit e asfiksuar të shkollës së Shupenzës mësohet se kanë lënë spitalin dhe janë larguar në shtëpi.
Ndihmë mjekësore po merr vetëm një vajzë, që është ende nën kujdesin e bluzave të bardha në spitalin e Bulqizës.
Ndërsa punonjës të bashkisë së bashku më specialistë kanë kryer provën e kaldajës në shkollën ku ndodhi ngjarja dhe kanë zhbllokuar oxhakun. Por ende nuk dihet nëse të hënën nxënësit e shkollës së Shupenzës do t’i rikthehen mësimit apo jo, pasi Ministria e Arsimit e ka pezulluar procesin deri në riparim të kaldajës, raporton tv klan.
60 nxënës mbetën të asfiskuar mëngjesin e së premtes në këtë shkollë. Shkak u bë tymi që shkaktoi bllokimi i oxhakut të shkollës. Një hetim ka nisur prokuroria për rastin.
Kaldaja, sipas të dhënave të deritnishme, rezulton se është kolauduar në datën 8 Nëntor mga firma që e ka instaluar. Pavarësisht kësaj janë sekuestruar dokumentet për të kryer disa verifikime.
Nga dëshmitë e marra deri tani nga punonjës të shkollës, kaldaja ditën e premte kur është ndezur ka funksionuar normalisht. Por më pas ka rezultuar se oxhakët kanë qënë të bllokuar dukë sjellë si pasojë përhapjen e tymit dhe dioksidit të karbonit nëpër klasa.
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...