Google ADS

Formacionet zyrtare, PSG – Nantes

16:17 | 18 Nëntor 2017
Arbresh Info

Paris Saint Germain dhe Nantes kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së 13-të në kuadër të Ligës 1.

Lideri i pamposhtur i ligës franceze nis ndeshjen kundër Nantes me shpresën për të përforcuar kreun e tabelës pas fitores së lehtë 5 me 0 ndaj Angers para pushimeve ndërkombëtare, shkruan portali arbresh.info.

Skuadra e Unai Emery është në formë të shkëlqyer dhe ka shënuar 19 gola në 5 ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha kompeticionet.

Nantes është e pamposhtur në nëntë nga 10 ndeshjet e fundit të tyre në Liga 1 duke fituar shtatë dhe duke barazuar dy herë. Motta dhe Kimpembe janë mungesat për nikoqirët, ndërsa Nantes është në mungesë të Coulibalyt dhe Krihinit.

Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Parc des Princes duke filluar nga ora 17:00./arbresh.info/

Formacionet zyrtare, PSG - Nantes
Formacionet zyrtare, PSG – Nantes

https://twitter.com/PSG_English/status/931901723920171008

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme