Shumë herë detyrohemi të përdorim pickatore për të vënë në rregull vetullat, apo i dizenjojmë tek estetistja.
Por ju ndodh që teksa tentoni ti rekuperoni, i shkatërroni më keq.
Mos tu zërë paniku, dhe merrni në dorë produktet kozmetike për të mbuluar boshllëqet, si lapsi, dylli apo produktet e kremrave. Me pak durim të përpiqemi të bëjmë një vetull më të trashë dhe më shpejtë.
Vaj, vaj, vaj
Mes kurave natyrale, vajrat zënë vendin e parë. Receta perfekte është ajo me vajin e ricinës, të ullirit dhe të bajameve dhe aplikojeni në vetull para gjumit. Vitamina E me të cilën janë të pasura këto vajra në veçanti, i trash dhe i forcon, përveçse i stimulon të rriten. Edhe vaji i kokosit mund të përdoret për këtë qëllim, mjafton ta aplikoni të vakët dhe ta masazhoni mirë.
Më parë veza
Nëse kemi kohë mund të bëjmë një recetë me vezë, ku përmbajtja e proteinave është shumë e lartë, aq sa ushqen flokët dhe si rrjedhojë edhe vetullat. Për një maskë efikase përdoret vetëm e verdha e vezës e rrahur. Aplikojeni në vetull dhe lëreni për të paktën çerek ore.
Zëvendësimi natyral
Për të ndihmuar rritjen e qimeve të reja është shumë e rëndësishme të bëni një scrub një herë në javë për të zëvendësuar qelizat dhe për të aktivizuar qarkullimin e gjakut me një eksfoliant për lëkurën.
E fundit por jo më pak e rëndësishme
Nëse nuk mundemi të bëjmë maska vetë, drejtojuni produkteve farmaceutike që stimulojnë rritjen e qimeve të lokalizuara, Të mira janë serumet me bazë flavonoidi dhe peptidi që përfshijnë që merren direkt me rritjen e qimeve./tch
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...