Romanca e tyre është krahasuar me atë të një përralle, dhe e tillë duket të jetë edhe dasma e tyre.
Tenistja e njohur Serena Williams, 36 vjeçe, dhe Alexis Ohanian, 34 vjeç, i kanë dhënë fund beqarisë së tyre, shkruan Mirror, transmeton Telegrafi.
Me 200 të ftuar në listë, tre veshje spektakolare dhe madje edhe një karusel, kampionia e tenisit bëri që dasma e saj të dukej si një përrallë ëndrrash.
“Vogue” është kujdesur për fustanet e saj dhe dekorimin, ndërsa në tërësi dasma ka kushtuar rreth 2.6 milionë funte.
Williams u shfaq fillimisht me një fustan të bardhë me mantel, model si prej princeshas, teksa mbante në duar një buqetë me trëndafila të bardhë dhe bizhuteri katër karatëshe.
Ndërkohë bashkëshorti i saj Alexis ishte i veshur në një kostum Armani dhe çifti shkëmbyen zotimet, të cilat i kishin shkruar vet.
Pastaj, pas darkës, Serena debutoi fustanin e saj të dytë të mbrëmjes – një veshje ‘Versace’ e cila, sipas Vogue, “e bëri atë të duket si një supervajzë e modës”.
U tha se dantella e ‘Versace’ u punua nga pesë rrobaqepëse që “punuan pa ndërprerje për t’u siguruar që detajet më të vogla të merrnin formë të përkryer, dhe në total u punua mbi 1.500 orë”.
Ndonjëherë meshkujt romantikë, ashtu siç është Alexis, ndajnë fjalët e tij të bukura të betimit të shkruajtura vet, me ndjekësit e tij të Instagram.
Ai tha: “Ti je më e madhja e të gjitha kohërave, jo vetëm në sport, por unë jam duke folur edhe si nënë dhe si grua. Jam shumë i ngazëllyer për të shkruar kaq shumë kapituj të përrallës sonë së bashku”.
“E gjithë jeta ime nuk e kuptoj, por kam pritur për këtë moment dhe gjithçka që kam bërë, gjithçka që unë jam kaq krenar në karrierën time dhe në jetën time për 34 vitet e fundit, nuk krahasohen me atë që ne po bëjmë sot”.
“Dhe unë jam kaq mirënjohës, dhe unë jam kaq i dashuruar”.
Disa nga imazhet e para të dasmës janë publikuar në rrjetet sociale, dhe çifti kanë marrë mijëra urime nga ndjekësit e tyre.
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...