Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta në Kosovë, Agim Vatovci, me të cilin kanë biseduar për punën që po bënë kjo shoqatë dhe sfidat me të cilat po përballet ajo, shkruan arbresh.info.
Kryeministri Haradinaj ka ofruar përkrahjen për të gjitha kategoritë dhe organizatat e personave me nevoja të veçanta duke thënë se është obligim i të gjithëve që të respektojnë kushtetutën dhe ligjet në fuqi, të cilat e rregullojnë statusin e kësaj kategorie në shoqërinë kosovare.
Nga ana tjetër, Agim Vatovci, kryetari i Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta në Kosovë, ka thënë se duhet një angazhim më i madh për një përfshirje më të madhe të kësaj kategorie në tregun e punës si dhe të zbatohet me përpikmëri Ligji për punësimin dhe rehabilitimin e njerëzve me nevoja të veçanta./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?