Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme po ashtu ka pritur në takim edhe Zëvendës Kryeshefin Ekzekutiv për Zhvillim në KOSTT, Ilir Shala, me të cilin bisedoi për zhvillimet në sektorin e energjisë, shkruan arbresh.info.
Zëvendës Kryeshefi Ekzekutiv për Zhvillim në KOSTT, Ilir Shala, e njoftoi kryeministrin Haradinaj për punët që janë bërë dhe që vazhdojnë të bëhen në KOSTT.
Gjatë takimit, u bisedua edhe për zhvillimet progresive në KOSTT si dhe për sfidat e KOSTT-it në anëtarësimin në ENTSO-E, për shfrytëzimin e linjës interkoneksionit Kosovë-Shqipëri si dhe për obstruksionet që po bëhen nga Serbia, në moszbatimin e kushteve që dalin nga marrëveshja për anëtarësim të KOSTT-it në ENTSO-E dhe në organizata tjera ndërkombëtare.
Zëvendës Kryeshefi Shala, shprehu besimin se bashkëpunimi me Qeverinë do të ketë efekt pozitiv edhe në këtë sektor të ndjeshëm për ekonominë e Kosovës.
Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria do të ofroj mbështetjen për këtë sektor, në funksion të zhvillimit ekonomik, duke theksuar nevojën që ka Kosova për energji elektrike./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...