Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) Behxhet Shala, me bashkëpunëtorë, shkruan arbresh.info.
Kryeministri Haradinaj me këtë rast shprehu zotimin e tij dhe të Qeverisë se do të punojë me përkushtim maksimal dhe partneritet me KMLDNj, në respektimin dhe avancimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në Kosovë.
Kryetari i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, tha se organizata që drejton është duke punuar vazhdimisht që të ketë avancim të demokracisë në Kosovë, përmes identifikimit dhe raportimit të vazhdueshëm, si për shkeljen e të drejtave të njeriut, poashtu edhe për përparimet që janë duke u bërë në këtë aspekt.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj tha se puna e KMDLNJ-së, në identifikimin dhe raportimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut ka pas rol të rëndësishëm në të kaluarën, por vazhdon të ketë edhe sot.
“Roli i juaj është për forcimin e demokracisë në vend dhe ju do ta keni mbështetjen time dhe të Qeverisë, në këtë rrugë”, tha kryeministri Haradinaj./arbresh.info/
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...