Google ADS

Protestë masive kundër Robert Mugabe

08:46 | 18 Nëntor 2017
Arbresh.info

Protestues të shumtë janë duke u mbledhur në Harare, kryeqytetin e Zimbabvesë, për të kërkuar shkarkimin e presidentit, Robert Mugabe, njofton Klan Kosova.

Protestuesit janë të mbështetur nga ushtria, të cilët qysh nga e mërkura kanë marrë kontrollin e shtetit.

Kundër Mugabes kanë dalur edhe veteranët e luftës, të cilët deri vitin e kaluar ishin besnikë ndaj presidentit që i solli pavarësinë Zimbabvesë.

Mugabe, tani 93 vjet, po mbahet në arrest shtëpiak, por ai të premten ka bërë një paraqitje publike, pasi mori pjesë në një organizim në kryeqytet.

Mugabe është në krye të Zimbabvesë qysh prej pavarësisë nga Britania e Madhe në vitin 1980.

Të ngjashme