Zjarr masiv në një ndërtesë në New York

08:03 | 18 Nëntor 2017
Arbresh.info

Të paktën 100 zjarrfikës po luftojnë kundër një zjarri masiv që ka rënë një ndërtese banimi në Hamilton Heights duke shpërndarë re të errëta të tymit që fluturojnë mbi Manhatanin e veriut.

Zjarri nisi rreth orës 3 pasdite (me orën lokale) brenda ndërtesës gjashtë katëshe në 565 W. 144th St. pranë Broadway, për tu përhapur me shpejtësi edhe në blloqe të tjera pallatesh.

Dëshmitarët shpërndanë në rrjetet sociale video se si tymi i zi shihej nga qindra milje larg.

Njerëzit në zonë thonë se pjesët e fasadës së ndërtesës po bien të gjitha ndërsa policia po u kërkon këmbësorëve të qëndrojnë larg. “ABC” shkruan se deri më tani nuk është raportuar asnjë i lënduar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme