Është provuar se ushtrimet mund të rrisin aftësinë tuaj për të mbajtur mend e gjithashtu rrisin fuqinë e trurit.
Një studim i udhëhequr nga Dr. Chuck Hillman, i cili punon në Universitetin e Ilinoisit, jep të dhëna se një ecje rreth 20 minuta përpara provimit, mund të rrisë performancën tuaj.
Fliteni mësimin në vend që vetëm ta lexoni atë.
Edhe pse kjo mund t’ju bëj që të dukeni pak i çmendur , provojeni! Do të habiteni sesa shumë mund të mbani mend kur e thoni me zë mësimin. Kujdes! Mos e provoni këtë në një bibliotekë ku ka shumë njerëz.
Shpërblejeni veten duke e trajtuar me diçka
Ka shumë mënyra sesi të ndërfusni edhe një sistem shpërblimi gjatë kohës kur mësoni. Ja ku po japim një shembull krejt të thjeshtë. Pasi të lexoni një pjesë të librit, provoni të hani diçka të vogël që ju pëlqen, si për shembull ëmbëlsira të vogla apo pak çokollatë. Jeni ju që zgjidhni!
Mënyra më e mirë për të testuar nëse e keni përvetësuar mirë diçka, është kur përpiqeni që t’ia shpjegoni këtë dikujt tjetër. Nëse nuk keni dikë që mund t’ju dëgjojë ndërkohë që ju shpjegoni Teoremën e Pitagorës, përse mos të merrni arushat dhe të gjitha kafshët prej pelushi në shtëpi dhe t’ua shpjegoni atyre? Funksionon njësoj.
Krijoni lidhje mendore
Aftësia për të lidhur gjërat nuk është vetëm një mënyrë më e thjeshtë për të mbajtur mend informacionin por është vetë karburanti i kreativitetit dhe inteligjencës. Steve Jobs ka thënë:
“ Të krijosh është thjesht të lidhësh gjëra. Kur ju i pyesni njerëzit kreativë sesi ata bënë diçka, ata ndihen pak në faj sepse në të vërtetë ata nuk bënë asgjë tjetër veçse panë diçka”.
Hartat e mendjes janë një mënyrë e thjeshtë për të lidhur idetë, duke pasur një pamje përpara syve të lidhjeve të ndryshme. Mund të bëni kërkime në internet për ta parë se kush hartë mund t’ju përshtatet më shumë.
Vizatoni diagrama
Kjo do t’ju ndihmojë që të vizualizoni informacionin që do të ishte i vështirë për t’u përshkruar. Kjo krijon një kujtim vizual në memorien tuaj, që mund t’i riktheheni gjatë kohës që do të jeni në provim.
Dokumentarët janë një mënyrë shumë e mirë argëtuese për ta shfaqur të tërë historinë në një hark të shkurtër kohor. Kjo do të ndihmojë që të mbani mend detaje kyçe nga një histori dhe mund të vlerësoheni edhe më shumë nëse përmendni në test që keni marrë iniciativën dhe keni parë diçka shtesë në lidhje me leksionet.
Bëni pushime të rregullta gjatë studimit.
Kur truri juaj është duke punuar, ju keni nevojë që të bëni pushime gjatë studimit, në këtë mënyrë truri juaj përthith më shumë informacion, por gjithashtu kjo ju mban të motivuar dhe të fokusuar kur punoni. Bëni një pushim të shkurtër pas 45-50 minutave, sepse pas këtij harku kohor ,fokusi dhe përqendrimi bie dhe pas një ore e gjysmë asgjë që lexohet nuk asimilohet më nga truri.
9. Dëgjoni llojin e duhur të muzikës
Zakonisht thuhet se për të studiuar nevojitet një ambient i qetë në mënyrë që të mos shpërqendroheni. Megjithatë për disa njerëz, të studiojnë në një ambient që është shumë i qetë mund t’u bëjë efektin e kundërt, sepse mund t’i mërzisë apo madje edhe t’i zërë gjumi mbi tavolinë.
Kështu pra, rëndësia e të zgjedhurit muzikë të mirë gjatë kohës që studioni nuk duhet nënvlerësuar. Zgjidhni pjesë klasike, ose tinguj të natyrës si dallgët, shiu, kërcitja e zjarrit apo zëra kafshësh. Gjithmonë dëgjojini këto pjesë me një zë shumë të ulët, në mënyrë që t’i mbani ato si shoqëruese të studimit dhe të mos ju shpërqendrojnë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...