Policia e Vlorës ka gjetur këtë të premte mjetin tip gomone të grabitur në një banesë në fshatin Ilias të Himarës.
Pas dy ditësh kërkime, polica ka mundur ta gjejë mjetin të fshehur në një zonë të thellë në pyllin e Llogorasë.
Mjeti tip gomone, rreth 6 metra i gjatë, është marrë nga policia. Ai do t’i nënshtrohet një ekspertize për të zbuluar ndonjë shenjë të mundshme gishtërinjsh të lënë nga grabitësit.
Sipas burimeve policiore, mjeti detar dyshohet se do të shërbente për trafikim lëndësh narkotike.
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...