Policia spanjolle është duke ndjekur masa ligjore kundër satiristëve për fyerjen e mijëra oficerëve që u dërguan në Katalania gjatë ditës së referendumit për pavarësi.
Eduard Biosca, një komedian në stacionin radiofonik RAC1 të Katalonjës, tha për AFP se kishte marrë një thirrje për t’u paraqitur në gjykatë gjatë muajit janar, pasi ai e krahasoi policinë spanjolle me “minjë”, transmeton portali arbresh.info
“10 mijë minj kanë ardhur nga Madridi”, ishte satira që përdori ai.
Kjo është hera e dytë që merren masa ligjore kundër satiristëve në Katalonie që nga referendumi i 1 tetorit.
Rasti i parë lidhjet me shkrimin satiric të El Jueves, në të cilin thuhej se oficerët spanjollë “kishin përdorur të gjitha rezervat e kokainë së Katalonjës” gjatë kontrollit të votave.
Autori i tekstit, Joan Ferrus u paraqit në gjykatë, disa ditë pasi të njejtën gjë ishte detyruar të bënte edhe botuesi Guillermo Martinez-Vela.
Grupet e të drejtave thonë se policia përdori forcë të tepruar për të provuar dhe ndalur referendumin./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...