Burime për Top Channel konfirmojnë se të premten, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, person nën hetim nga prokuroria, ka udhëtuar drejt Gjermanisë, vend anëtar i hapësirës Shengen.
Pas autorizimit të Parlamentit, gjykata vendosi kontroll banese, por jo bllokim të pasaportës për Saimir Tahirin.
Top Channel kontaktoi me mesazh me zotin Tahiri, por pa marrë një përgjigje, kurse avokati i deputetit Tahiri, Maks Haxhia, i tha Top Channel se nuk ishte dijeni në këtij udhëtimi.
Avokati Haxhia shtoi se lëvizjet e zotit Tahiri brenda dhe jashtë Shqipërisë janë në kuadrin e një njeriu të lirë, që nuk bëhen për çështje juridike, pra nuk paraqesin detyrimin për të vënë në dijeni prokurorinë.
Ky udhëtim jashtë Shqipërisë i zotit Tahiri vjen pas një heshtje të gjatë publike të ish-ministrit, që mungoi edhe dje në Parlament, ku emri tij ridoli në skenë.
Dalja e fundit politike e ish-ministrit ishte për Top Story, ku mohoi akuzat si person i lidhur me klanin Habilaj.
Por që nga ai moment, zhvillime të reja kanë ndodhur dhe policia ka arrestuar Orest Sotën, të cilit iu gjetën në automjet 863 mijë euro dhe patenta të familjes Tahiri.
Deputeti Tahiri nuk doli kurrë të sqarojë pse patentat e tij ndodheshin në automjetin e një biznesmeni, i cili ndër të tjera kishte bërë rikonstruksionin e komisariatit 6 në Tiranë.
Kjo dalje jashtë Shqipërisë e deputetit Tahiri, ndonëse ligjërisht nuk ka asnjë ndalim, ngre pikëpyetje për motivet.
Disa burime të tjera, shtojnë se arsyet janë familjare. Por deri në daljen e ardhshme përpara mediave të zotit Tahiri, shumë pyetje mbeten pa përgjigje.
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me ardhjen e Trum...
Inspektorati i Punës kryen kontrolle në qendra të masazheve
Huliganët rumunë kanë hedhur gjësende të forta edhe policia ...
Zvicra ndalet nga Serbia, Spanja merr fitore të madhe në Dan...