Lëvizja Vetëvendosje ka përmbyllur fushatën zgjedhore në Prishtinë.
Partneri i koalicionit nga AKR, Selim Pacolli në këtë fushatë ka thënë se sot aktivistët e VV-së u dënuan padrejtësisht.
“Shpresoj që ata shumë shpejt do të jenë bashk me ne dhe do të vazhdojnë aktivitetet e tyre ku kanë lënë. Ashtu si ne na quajtën koalicion i biznesit sikur nuk e dinin se në komunat tjera çfarë po ndodh. Unë ua bëjë me dije se nuk bëmë koalicion të biznesit por të shpresës, të se ardhmes së Prishtinës, bëmë koalicionin që para katër viteve ta ndajmë një vi që Prishtina dukej me ngjyrën gri,e sot duket një qytet evropian, me parqe, me vija urbane, për të rinjët e saj, për pensionerët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës do ta kishin lakmi të jetojnë këtu”, ka thënë ai, transmeton arbresh.info.
Pacolli ka thënë se AKR është krahë shtes për Shpendin.
“Mëbrëmjen e datës 19 do të festojmë fitoren sepse nuk ka alternativë tjetër. Me Shpendin u bëmë bashkë për ti dhënë shpresë dhe krahë Prishtinës. Me Shpendine gjeta të përbashkëtën në program. Të rinjve u dhash se qyteti do të lirohet nga makinat që po ia zënë frymën dhe do të shkojnë në periferi këto makina”, ka thënë ai.
Ai ka bërë thirrje të gjithëve të dalin ën votime më 19 nëntor dhe të votojnë për Shpend Ahmetin.
“Vota për Shpendin është edhe votë e imja. Unë jam këtu për të garantuar që ne bëmë një marrëveshje, një koalicion, e bashkuam një vizion më të mirë për qytetarët dhe si i tillë do t’i qëndroj Shpendit besnik deri në ditën e fundit të Qeverisjes. Kjo nuk është vetëm deri në katër vitet e ardhshme por deri në 20 vitet tjera të ardhshme nuk do të ketë subjekte tjera sepse ne do të qeverisim bashkë”, është shprehur ai./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?