Lëvizja Vetëvendosje ka përmbyllur fushatën zgjedhore në Prishtinë.
Fushata përmbyllëse filloi me brohoritjet e publikut ‘Padrejtësi’, ‘Liri për aktivistët’ lidhur me dënimin që u shqiptua sot për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Arbresh.info.
Kreu i VV-së, Visa Ymeri ka thënë se dënimi i aktivistëve të LVV-së nuk ka të bëjë me drejtësi.
“Ky dënim vjen nga Policia dhe Gjykatat e kapura ta klanit Pronto dhe bashkëpuntorëve të tyre në LDK. Është tentim për ta ndalur LVV, dhe synon ta mbulojë vdekjen e Astrit Deharit. E vetmja mundësi për ta arsyetuar vdekjen e Astrit Deharit është dënimi i aktivistëve tanë. Pra ky dënim dëshiron ta mbuloj krimin duke i kriminalizuar viktimat. Këtë nuk do ta lejojmë sepse neve nuk na ndalin sot. Kjo gjë e dëshmon se sa thellë është kapur shteti dhe gjyqësori e sa shumë duhet ndryshimi”, ka thënë ai.
Ymeri ka thënë se kjo do të shtyj edhe më shumë VV-në të rritet.
“Ju ftoj të gjithë juve këtu që të angazhoheni maksimalisht dhe të mos humbni fokusin nga beteja jonë politike e 19 nëntorit seps eluftës politike që po e bënë pushteti kundër VV-së do ti përgjigjemi me mobilizim politik. Beteja jonë me 19 nëntor do të dalim ne fitimtar, dhe ky fuqizim i VV-së i shërben drejtësisë në vend ku i dërgon hajnat e kriminelët në burg e ua jep drejtësinë qytetarëve. Fuqizimi i VV-së e garanton zhvillimin e vendit, e sjell mirëqenien në vend”, ka theksuar ai.
Ai ka deklaruar se nuk është hera e parë që aktivistë të VV-së persekutohen politikisht.
“Sa më shumë na kanë sulmuar aq më shumë na kanë bindur se duhet të vazhdojmë, sa më shumë që na kanë luftuar aq më shumë janë bindur njerëzit që kemi të drejt, sa më shumë që na kanë ndalur ne jemi rritur më shumë. T’ua dëshmojmë të dielën që këta kanë dështuar”, tha ai./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1599893976742355/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...