Google ADS

Sondazhi i Arbresh.info: Lufti Haziri e fiton Gjilanin

17:47 | 17 Nëntor 2017
Arbresh.info

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale mbahet këtë të diele në 19 komuna të Kosovës.

Në mesin e komunave ku do të votohet për herë të dytë do të jetë edhe komuna e Gjilanit.

Arbresh.info ka realizuar një sondazh me lexuesit e saj se kë preferojnë të votojnë më 19 nëntor, dhe nga 1087 votues sa kanë votuar, 62 për qind kanë qenë për kandidatin e LDK-së, Lutfi Haziri, ndërkaq 38 për qind për kandidatin e VV-së, Sami Kurteshi.

Kujtojmë se rrethi i parë i zgjedhjeve është zhvilluar më 22 tetor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme