Google ADS

Prishtina befasohet nga Drenica, mposhtet në shtëpi

15:25 | 17 Nëntor 2017
Arbresh Info

Klubi futbollistik Drenica ka arritur të marr një fitore të madhe në udhëtim te Prishtina, duke e mposhtur me rezultat 2-0.

Prishtina rrezikoi e para në minutën e tretë me anë të Liridon Fetahajn, por pa sukses.

Pas tij ishte Drenica që pati një rast të mirë në minutën e tetë me anë të Hysen Tahirit, por goditja e tij përfundoi pranë portës.

Mysafirët luanin mirë në vazhdim dhe kështu arritën të gjejnë golin e epërsisë në minutën e 21-të, ku pas asistimit të Genc Hamiti ishte Kreshnik Abazi, i cili shënoi për 1:0.

Pas këtij goli, Prishtina u mundua të rrezikoj me Ergyn Ahmetin (38’) dhe Fetahajn (40’), por portat e Drenicës mbeti e paprekur dhe në pushim shkuan me disavantazh.

Në pjesën e dytë, Prishtina arriti të marr lojën në dorë dhe të krijoj shumë raste për të gjetur golin e barazimit.

Fillimisht provoi me Ahmet Januzin (55’), pastaj edhe me Gauthier Mankendan (63’, 83’), por sukses në asnjërin rast.

Mos konkretizimin e rasteve e ndëshkoi Drenica, e cila në minutën e 89-të shënoi me anë të Genc Hamiti, i cili vulos fitoren e madhe të Drenicës me rezultat përfundimtar 2-0.

Pas kësaj fitore, Prishtina mbetet në vendin e dytë me 25 pikë, ndërsa Drenica në të nëntin me 19 sosh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme