Pacolli uron një proces të qetë zgjedhor, pret fitoren e Ahmetit dhe Bahtirit

15:37 | 17 Nëntor 2017
Arbresh.info

Sekretari organizativ i AKR-së Rrahim Pacolli, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore për balotazh ka thënë se ndjen një aromë të ndryshimit të madh në shumë komuna të Kosovës, shkruan arbresh.info

Ai i ka uruar fitoren Shpend Ahmetit dhe Agim Bahtirit, njëkohësisht ka uruar një proces të qetë dhe transparent.

Kujtojmë se Aleanca Kosova e Re (Official) mbështet Shpend Ahmetin në Prishtinë dhe është në balotazh për komunën e Mitrovicës me Agim Bahtirin.

Rrahim Pacolli-Agim Bahtiri

Më poshtë keni shkrimin e tij të plotë në Facebook

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Sot jam i shumë i lumtur pasi që po përfundon fushata për balotazhin. Sot ndjej aromën e ndryshimit të madh në shumë qytete të Kosovës. AKR merr pjesë në këtë proces zgjedhor në të gjitha komunat ku është duke u zhvilluar gara për të parin e komunës. Për mua , strukturat, anëtarësinë dhe votuesit e AKR-së është me rendësi që të vazhdohet me ndryshimin në qytetet si Mitrovica dhe kryeqyteti i Kosovës Prishtina. Jam i lumtur dhe ndihemi shumë mirë që angazhimi im në këtë drejtim do të shpërblehet në të mirë të qytetarëve. Shfrytëzoj rastin që tani ti uroj fitoren z.Agim Bahtiri dhe z.Shpend Ahmeti. Uroj nga zemra që të vazhdohet edhe 4 vite me ndryshimet të cilat nuk duhet të ndërpriten. Poashtu uroj proces të qetë e transparent. Vota është e vlefshme sepse mundëson vazhdimin e ndryshimit. Rr.P./arbresh.info/

rrahim-pacolli

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme