Google ADS

Këshilli i Stabilizim Asociimit: MSA-ja thelb i marrëdhënieve midis BE-së dhe Kosovës

14:58 | 17 Nëntor 2017
Arbresh.info

 Këshilli i Stabilizim-Asociimit (Këshilli i SA-së) midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës mbajti takimin e tij të dytë, sot më 17 nëntor 2017, shkruan arbresh.info.

Përmes një komunikate për medie thuhet se Këshilli i Stabilizim Asociimit rikujtoi se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është në thelb të marrëdhënieve midis BE dhe Kosovës. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit siguron kornizën kontraktuale brenda së cilës BE dhe Kosova do të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre dhe do të vlerësojnë zhvillimet në marrëdhëniet e tyre.

Kosova theksoi vendosmërinë në angazhimin e saj për të përmbushur shpejt reformat kryesore të SAA, të identifikuara në agjendën e reformave evropiane, në koordinim të ngushtë me institucionet e BE-së, me qëllim të përparimit të vazhdueshëm në rrugën e saj evropiane.

Në komunikatë thuhet se Këshilli i SA shqyrtoi zhvillimet e fundit kryesore lidhur me përmbushjen e kritereve politike, si dhe gjendjen në lidhje me kriteret ekonomike, bashkëpunimin financiar dhe zbatimin e MSA-së. Ajo vuri në dukje rezultatet e Komitetit të Stabilizim Asociimit të mbajtur më 5 tetor.

Në takim u diskutua për prioritetet e reformave në kuadër të MSA-së, në fushat që përfshijnë sundimin e ligjit dhe reformat gjyqësore, respektimin e të drejtave themelore, reformën e administratës publike, zhvillimin ekonomik, arsimin dhe punësimin.

Agjenda e reformës evropiane e dakorduar së bashku duhet të shërbejë si një udhëzues për rezultatet konkrete.

Në takim është theksuar rëndësia e angazhimit të vazhdueshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja midis Prishtinës dhe Beogradit dhe zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura pa vonesë. Janë përshëndetur përparimet më të fundit të bëra në këtë drejtim dhe u theksua nevoja që të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog të zbatohen pa vonesa të mëtejshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme