Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Belgjikës, së shpejti pritet të nënshkruajnë marrëveshje për sigurime sociale, e cila sjell përfitime të mëdha për qytetarët e të dyja vendeve.
Javën e kaluar, një delegacion i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, i caktuar nga ministri i MPMS-së, Skender Reçica, ka zhvilluar takime me delegacionin belg, ku janë përmbyllur me sukses negociatat në lidhje me marrëveshjen në fjalë.
Gjatë takimeve, të dyja palët janë dakorduar që shumë shpejt të caktohet një datë për nënshkrimin e marrëveshjes.
Qëllimi marrëveshjes është interesi reciprok i qytetarëve të të dyja shteteve që të mund të realizojnë të drejtat nga fusha e sigurimeve sociale, si e drejta në pension kontributpagues, familjar dhe në pension invalidor të punës, varësisht se ku zgjedhin të jetojnë.
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë