Google ADS

Nuk e zgjat as një minutë, Distria Krasniqi arrin në çerekfinale të turneut të Holandës

12:34 | 17 Nëntor 2017
Arbresh Info

Sot ka filluar turneu Grand Prix i xhudos, që për tri ditë do të mbahet në Hagë të Holandës ndërsa Kosova do të përfaqësohet me tre garues.

E fitoren e parë tashmë e ka siguruar Distria Krasniqi, në garën që vlerësohet edhe me pikë olimpike.

Nuk zgjat as një minutë lufta e parë e Distria Krasniqit në Grand Prixin e Hagës.

Xhudistja jonë mposhti me ippon holandezen, Julie Kemmnik, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në çerekfinale, Distria përballet me mongolezen, Urantsetseg Munkhbat.

Nora Gjakova do të garojë me amerikanen Katherinë Lieby, në rrethin e dytë, pasi të parin e kaloi pa luftë.

Kujtojmë se Kosova përfaqësohet me Distria Krasniqin, Nora dhe Akil Gjakovën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme