Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA) ka marrë vendim për (mos)riakreditim të programeve të institucioneve të larta të arsimit publik dhe atyre private.
Në mbledhjen e 35-të të këtij Këshilli që është mbajtur të martën është vendosur për riakreditim të të gjitha programeve të studimit të Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”.
Gazeta “Zëri” ka siguruar vendimin e 7 korrikut të nxjerrë nga KSHC-ja, sipas të cilit UP-ja ka marrë riakreditim në të gjitha programet për tetë fakultete sa kanë qenë në proces të riakreditimit; Fakulteti i Filologjisë, Shkencave Matematiko –Natyrore, Ndërtimtari dhe Arkitekturë, Fakulteti i Mjekësisë, Arte, Filozofik, Bujqësi dhe Veterinari, si dhe Ekonomik.
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...