Cristiano Ronaldo beson se ai nuk është më i frikësuar në çmimet individuale por dëshiron të ketë “shtatë fëmijë dhe sa më shumë Topa të Artë”.
Sulmuesi i Real Madridit është favorit për të fituar Topin e Artë këtë vit, pas titullit si më i miri nga FIFA, për të arritur trofeun e pestë duke barazuar rekordin e Lionel Messit, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk jam i shqetësuar për trofe më”, ka thënë Ronaldo në një intervistë për L’Equipe. “Jam 32 vjeç, afër 33. Bota ime nuk është vetëm futboll. Këtu ka gjëra të tjera të rëndësishme”
“Për Topin e Artë, e di që paneli është ende duke votuar. Kam besim. Kam beson se do të fitoj, nuk jam i shqetësuar. Nëse më pyetni nëse dua të fitoj, sigurisht se do t’i them që po. E di se çfarë Topi i Artë do të thotë për brezat e ardhshëm”
“Dua shtatë fëmijë dhe sa më shumë Topa të Artë. Për aq gjatë sa luaj, unë do të kem ambicie për të fituar gjithçka që kam mundësi”
“Pra, ëndrra ime është topi i pestë i artë. Dhe, vitin e ardhshëm, këtu do të jetë dikush tjetër që e kërkon atë”
Cristiano Ronaldo ka shënuar vetëm një gol në La Liga këtë edicion./arbresh.info/
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...