Ish-ministrja Majlinda Bregu me anë të një postimi në Facebook ka zbuluar detaje nga koha e negociatave dhe angazhimit të ambasadorëve për votimin e reformës në drejtësi.
“Reforma në drejtësi, dekriminalizimi dhe lufta kundër krimit të organizuar nuk do ishin te mundura pa angazhimin e ambasadoreve dhe partnereve nderkombetare.
Dekriminalizimi nisi si një kauzë kur u mbështet fuqishëm me impenjimin serioz dhe me negociatat të dy ambasadorëve, atij amerikan dhe te BE.
Reforma në drejtësi s’do hapë dyert e parajsës, do jetë kaq e vështirë për t’u zbatuar do ketë momente që do jetë krejtësisht e paarrirë.
Asnjë nuk e donte reformën nga kryeministri që hiqej si më i përvëluari deri te opozita se kishte një paqartësi se çfarë do ndodhte. Ajo arriti të trembë ata që kishin promleme me drejtësinë.
Nuk kishin qartesi dhe nuk ishin te sigurt se cfare po ndodhte dhe se si transmetohej mesazhi i tyre nga kryetari i PD, tek anetaret e PD. Pra kemi te bejme me rritjen e nivelit te pabesueshmerise. A e dini se cfare ka ndodhur me reformen ne drejtesi?
Po ti kthehesh, i mbani mend shpeshtimin e kontakteve nga zyra e Bashës te e Berishës, që ambasadori Lu shkonte te Berisha, ikte te Basha, ikte Lu shkonte Basha, se nuk arrinin të besonin atë që thoshte kreu i PD.
Se di nëse do zbardhen ndonje ditë tensionet e trysnitë në momentet e votimit të reformës.
Problemet majiseshin, ambasadorët s’ dinin se cili ishte qëndrimi i PD. EPP ndërhyri në mbledhjen se donte të jepte mesazhe drejtpërdrejt për t’u thënë nje per nje deputeteve që ju duhet të jeni në zgjedhje, edhe sepse ne duam të kemi partnerët tanë për të kontrolluar dhe monitoruar qeverinë e Edi Ramës”. /albeu.com/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...