Michy Batshuayi i Chelseat i ka dhënë fund thashethemeve se pritet që të zbuloj se është homoseksual.
Llogaria @TheChelseaDaily raportoi përmes rrjetit social Twitter se 24-vjeçari pritet të bëhet futbollisti i parë në Premierë Ligë që e pranon hapur se është homoseksual pasi iu kishte treguar bashkëlojtarëve tij për diçka të tillë, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Michy Batshuayi të enjten reagoi përmes platformës së lartpërmendur duke mohuar këto raporte me një përgjigje interesante.
“Vëlla, madje edhe nëna juaj e dinë që kjo nuk është e vërtetë”, shkroi Batshayi në llogarinë e tij duke shfrytëzuar ’emoji’ duke qeshur.
Së fundmi, Thomas Hitzlsperger dhe Robbie Rogers kanë pranuar se janë homoseksual pas largimit nga futbolli anglez.
Ndërkohë, Batshuayi është aktualisht duke u përgatitur për ndeshjen e Chelseat në Premierë Ligë me West Brom United në Hawthorns./arbresh.info/
https://twitter.com/mbatshuayi/status/931232156793352192
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë