Adelina Ismaili ka kohë që nuk është shfaqur në koncerte muzikore.
Këngëtarja shqiptare pothuajse në dy vjetët e fundit nuk ka performuar para fansave në saje të shtatzënisë dhe ardhjes në jetë të djalit, Uliksit.
Por, kur të bëhet fjalë për ndonjë tubim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adelina pa pritës shfaqet para publikut.
Ajo së fundi ka qëndruar në Gjilan, ku marrë pjesë në mbylljen e fushatës së kandidatit të LDK-së, Lutfi Hazirit, ku ka perfomuar këngën “Ushtrinë time do ta bëjë me Ibrahim Rugovën”.
Pas performancës të shkëlqyer, Adelina ka pozuar me të motrën Zanfina Ismailin, e cila duket se e kishte pritur në prapaskenë.
Kujtojmë se familja Ismaili gjithmonë ka shprehur simpatinë për këtë parti politike dhe presidentin historik, Ibrahim Rugovën.
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore