Cristiano Ronaldo është i qetë pavarësisht mungesës së formës aktuale të Real Madridit.
Ikona portugeze është duke pasur vështirësi për të gjetur portën në La Liga këtë sezon duke shënuar vetëm një herë deri tani, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Ronaldo ka realizuar gjashtë gola në Ligë të Kampionëve këtë sezon brenda vetëm katër ndeshjeve. Dhe, sulmuesi i Real Madridit duket se është i qetë rreth gjithë kësaj.
“Nuk është faji im nëse nuk dëshirojnë të vijnë”, ka thënë ai për L’Equipe.
“Dy vite më parë ishte e njëjta situatë në të njëjtën kohë (tri gola në kampionat nga 19 shtatori deri më 28 nëntor)”
“Vitin e kaluar ishte njëjtë (një gol në La Liga brenda 4 ndeshjeve)”
“Dhe këtë vit ka filluar njëjtë. Njerëzit nuk e dinë dallimin ndërmjet lojës së mirë, lojës së moderuar dhe mos shënimin e golave. Ata më shikojnë mua si një makineri golash, si një djalë që shënon gjatë gjithë kohës”
Sidoqoftë, Cristiano beson që gjithçka do të ndryshojë te klubi në Santiago Bernabeu duke thënë se gjërat do të përmirësohen.
“Ne humbëm pikë në kampionat, por në Ligë të Kampionëve ne jemi mirë”, shtoi ai.
“Është vetëm fillimi i sezonit dhe këtu ka shumë ndeshje për tu zhvilluar. Ne duhet të qëndrojmë të qetë dhe të vazhdojmë punën sepse sigurisht ne mund ta bëjmë më mirë”
Real Madridi luan kundër Atleticos këtë vikend./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...