Gjykata Themelore e Prishtinës sot do të jap aktgjykimin e saj ndaj katër aktivistët e kësaj lëvizje, Atdhe Gashi, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha, të cilët akuzohen për sulm në Kuvendin e Kosovës, pritet të japin sot fjalën përfundimtare në rastin kundër tyre, raporton Arbresh.info.
Seanca e aktgjykimit është caktuar të nis në ora 13:00.
Në seancën e fjalës përfundimtare, prokurori i rastit Abdurrahim Islami pati kërkuar nga gjykata që të jap aktgjykim dënues për katër aktivistët, pasi sipas tij, prokuroria ka mbledhur prova të mjaftueshme, të cilat tregojnë se të akuzuarit kanë kryer veprën për të cilën akuzohen.
Ndryshe katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje , akuzohen për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në gushtë vitit 2016.
Gashi, Krasniqi, Haliti dhe Batusha, akuzohen nga Prokuroria Speciale për kryerjen e veprës penale të terrorizmit.
Ndryshe, me 29 dhjetor të vitit 2016, prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Abdurrahim Islami pati ngritur aktakuzë ndaj katër aktivistëve të Vetëvendosjes, Atdhe Gashi, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha.
Ndërsa, për të dyshuarin Petrit Ademi, në mungesë të provave, prokuroria pati pushuar hetimet.
Hetimet patën pushuar edhe ndaj të ndjerit Astrit Dehari, i cili ndërroj jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren me 5 nëntor.
Në aktakuzën e ngritur ndër të tjerat thuhej së të pandehurit kanë vepruar si grup i organizuar, me qëllim që të shkaktojnë frikësimin serioz të popullsisë dhe shkaktimin e ndjenjës se pasigurisë për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës. /Arbresh.info/Gita Lushi
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...