Një varr mijëravjeçar i zbuluar së fundmi në Kinë besohet se mbart hirin e Budës.
Disa besimtarët thonë se eshtrat e djegura 2000 vjeçare i përkasin Siddhartha Gautama, mësimet e të cilit u bënë themeli i fesë Budiste.
Kockat e djegura u gjetën në një kuti qeramike me një mbishkrim që pretendonte se i përkasin Budës, i cili besohet të ketë vdekur 2.500 vjet më parë.
Kutia është gjetur në Jingchuan, përkrah mbi 260 statujave budiste. Murgjit e Tempullit Manjusri në Manastrin Longxing në prefekturën e Jingzhou pretendojnë se kanë kaluar mbi 2 dekada duke mbledhur artifakte nga vendet fqinje.
Gjithsesi sipas studiuesve mbetjet njerëzore të Budës janë ndarë mes ndjekësve të tij më të afërt, por kjo as nuk përjashton e as vërteton nëse kutia e gjetur mbart apo jo mbetjet Budës.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...