Dezertuan në Londër, këta janë 4 ushtarakët që rrezikojnë burgun

00:10 | 17 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Ministria e Mbrojtjes reagoi pas lajmit të publikuar në Albeu.com pasditen e sotme, se 4 efektivë ushtarake, që kanë qenë duke u trajnuar në Londër nuk ishin kthyer në bazë.

Mësohet se ata rrezikojnë deri në 5 vite burg, bazuar te Kodi Penal Ushtarak. Në nenin 33 të Kodit, theksohet se shmangia nga shërbimi ushtarak ose dezertimi dënohet me 5 vite burg.

Ndërkohë Lapsi.al shkruan se ushtarët komando janë nisur drejt Anglisë në datë 4 tetor 2017 të shoqëruar nga toger Roland Poci.

Të njëjtat burime thanë se në datën 19 tetor gjatë kthimit në atdhe ushtarët Ylber Tokrri, Aleksander Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi nuk janë kthyer në Shqiperi, por kanë dezertuar duke vendosur të emigrojnë në këtë vend.

322484 322485

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme