Nga rreth 1 milion e 800 mijë votues, sa ishin të regjistruar në zgjedhjet komunale të vitit 2013, vetëm 800 mijë prej tyre votuan. Por, në balotazh edhe kishte më pak të regjistruar për votim edhe votuan 300 mijë persona me pak.
Kështu ndodh zakonisht në Kosovë. Një numër i madh i atyre që votojnë në raundin e parë nuk dalin fare në të dytin.
Politologët shpjegojnë pse ndodh kjo zakonisht.
Arbnor Sadiku, politolog thotë se numri i votues bie në balotazh meqenëse nuk ka garë edhe për asambleistë.
Ndërsa analisti politik, Nexhmedin Spahiu deklaron se në balotazh pritet një pjesëmarrje më e ulët se në zgjedhjet lokale diku në 20 % më pak.
Gara e balotazhit pritet të mbahet më 19 nëntor në 19 komuna të Kosovës.
Në ruandin e parë të drejtë vote në gjithë Kosovën kishin 1,888,059 votues të regjistruar, prej tyre votuan 812 mijë.
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...