Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi në emisionin “Click” të RTV21 ka folur për programin e tij qeverisës për komunën e Prishtinës.
Abrashi tha se ai ka tentuar që të hartojë një program qeverisës i cili bazohet në kërkesa e qytetarëve dhe se si i tillë është plotësisht në plotni me kërkesat e qytetarëve.
“Ne i kemi rreth 321 projekte që kanë dalë nga secila lagje e Prishtinës, në Dardani kanë kërkuar nga fasadimin e ndërtesave, më shumë hapësira gjelbëruese më shumë parkingje, rregullim edhe të ashensorëve dhe kemi nxjerr edhe një kosto për këto projekte që është e përballueshme për buxhetin”, tha Abrashi.
Kandidati i LDK-së më tej tha se duke u bazuar edhe në kërkesa e qytetarëve si në lagjen “Emshir” është kërkuar mbyllja e kolektorit dhe disa fshatra kanë kërkuar më shumë subvencione dhe siguri dhe të gjitha këto janë inkorporuar në program dhe janë rreth 321 projekte që prekin secilën lagje.
Abrashi tutje tha se sipër kësaj, që ka të bëjë me vizionin e tij, në program do t’i fus edhe një numër të madh të projekteve që siç tha ai e bëjnë Prishtinën kryeqytet. “Shërbimet me të mira publike ku duhet të bëhet zgjerimi i sistemit të ngrohjes, unaza e Prishtinës që fillon nga Kodra e Trimave deri në Veternik, sistemi i trajtimit të ujërave të zeza, rruga A që i paraprinë zhvillimit të Prishtinës së re prej Matiqanit nëpër Emshir e drejt Pallatit të Drejtësisë përballohet me buxhet të komunës po ashtu edhe spitali i Prishtinës përballohet me buxhet”, tha Abrashi.
Kandidati i LDK më tej tha se buxheti i Prishtinës 4 vitet e fundit ka rënë. Në garën e balotazhit të 19 nëntorit, Arban Abrashi nga LDK do të ballafaqohet me Shpend Ahmetin e VV-së.
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre