Operacioni i kryer nga kirurgu vaskular, Elmi Olluri, vazhdon të mbetet operacioni i vetëm ne literaturë i kryer me sukses.
Ky operacion, i cili vitin e kaluar ishte përzgjedhur që të prezantohej në njërin prej simpoziumeve më të mëdha të shkencës mjekësore në New York, edhe gjatë këtij viti ka qenë temë e diskutimeve po në këtë simpozium.
Në njërin prej simpoziumeve më të mëdha të shkencës mjekësore në SHBA, ku po diskutohet për të arriturat në këtë fushë, në mesin e rreth 2800 kirurgëve vaskularë nga mbarë bota, po merr pjese edhe vetë kirurgu vaskular Elmi Olluri, i cili po ashtu është edhe drejtor i Kirurgjisë Vaskulare në SHSKUK.
Ndërkaq operacioni i kryer në vitin 2010 nga kirurgët vaskularë vazhdon te mbetet unik në botë.
Sipas Ollurit, rasti i operuar në QKUK dallon sepse pacienti është operuar me një teknike të veçantë që deri më tani nuk ka ndodhur. Bëhet fjalë për zëvendësim të venës kava me një protezë vaskulare të segmentit nën veshka.
Pacienti i operuar është në gjendje të mirë shëndetësore, jeton dhe punon në Kosovë, por është i vetmi që këtë organ e ka të veçantë sepse të ngjashmit ose shumica kanë vdekur, ndërsa ata që jetojnë janë me venën kava të lidhur, dhe me shumë komplikime dhe të paaftë për punë!
Ky operacion është botuar në vitin 2013 edhe në revistën më të madhe amerikane për shëndetësi, Case Reports International, dhe është një nga punimet më të klikuara të kësaj gazete.
https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/10155572456068859/
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...