Shef i stafit të presidentit, Bekim Çollaku, tha se Kosova është vonuar shumë sa i përket liberalizmit të vizave. Në një bisedë për RTK-në, Çollaku ka folur edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, duke rikonfirmuar se ky proces nuk është vetëm kusht për liberalizimin e vizave, por edhe për anëtarësim në BE dhe NATO.
Çollaku për reagimin e ambasadorit amerikan ndaj komisionit të ri për demarkacion i cili dy ditë më parë tha se pohimet e komisionit janë të pabazuara, çorientuese dhe të gabueshme.
“Gjithçka që ka ndodhur deri më tani është një zvarritje, krejtësisht e panevojshme, e cila i ka kushtuar më së shumit Kosovës dhe qytetarëve të saj, pra izolimi vetëm sa është thelluar. Në vend se ne në vitin 2016 të lëviznim pa viza, ne akoma po diskutojmë si ta ratifikojmë një marrëveshje ndërkombëtare e cila është e obligueshme për tu ratifikuar. Të gjithë parterët ndërkombëtar dhe jo vetëm ShBA-të, po na bëjnë apel që të mos humbasim kohë, sepse koha është tepër e rëndësishme”, tha ai.
Për dialogun me Serbinë ka folur edhe ish-ministri i Integrimeve, tani shef i stafit të presidentit, Bekim Çollaku.
Ai ka thënë se dialogu me Serbinë në formatin e presidentëve do të rifillojë pas zgjedhjeve lokale. Sipas tij, dialogu është jetik për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe ky proces do të përfundojë me njohje reciproke.
I nisur në mars të vitit 2011, dialogu mes Kosovës e Serbisë ende nuk ka përfunduar. Përkundrazi, negociatat për normalizim të raporteve mes këtyre dy shteteve tashmë pritet t’i nënshtrohen së ashtuquajturës “faza përmbyllëse” e këtij procesi. Kështu deklaroi shefi i stafit të presidentit, Bekim Çollaku.
“Çështja është kryesisht politike. Çfarë kompromisi ose çfarë arazhmanesh do të bëhen ndërmjet dy shtetesh të cilat në mënyrë formale dhe me një marrëveshje ndërkombëtare obligative pajtohen që të i mbyllin të gjitha konfliktet ose çështjet e hapura dhe pajtohen që të ecin përpara si dy shtet të pavarura. Nuk mund të specifikojmë se çfarë çështjesh, por çështja është politike dhe nuk flasim më për çështje teknike siç kanë qenë kadastër, diploma etj. Pra flasim për nj pajtim për një marrëveshje ndërkombëtare që shënon pajtimin ndërmjet dy shteteve dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore të dy shteteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.
Çollaku foli edhe për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, duke u shprehur optimist se ky proces do të përfundojë me sukses dhe në koordinim të plotë dhe me partnerë strategjikë të Republikës së Kosovës.
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër