Ish-kreu i gjykatës së EULEX, organizatë e BE-së që ka për qëllim përmisimin e sundimit të ligjit në Kosovë, ka dhënë dorëheqje dhe ka akuzuar anëtarë të tjerë të lartë të misionit për korrupsion dhe keqpërdorim.
Malcolm Simmons, një shtetas britanik, tha se ai kishte denoncuar “disa raste të korrupsionit në zemër të misionit” në javët e fundit, ndërsa ka shtuar se organizata e njohur si EULEX, ishte subjekt i ndërhyjes politike, transmeton portali arbresh.info
Në një intervistë për “Le Monde”, ai ka akuzuar një koleg gjykatës për piraterinë e llogarisë së tij të postës elektronike dhe për ndarjen e email-ave me gjyqtarët tjerë.
Ai gjithashtu ka akuzuar edhe zyrën e jashtme britanike dhe BE-në se nuk po veprojnë sipas paralajmërimeve që ka bërë ai në lidhje me aferat korruptive.
Në Bruksel, zëdhënësja e politikës së jashtme të BE, Maja Kocijancic tha se “BE, si dhe EULEX veprojnë me një politikë që jep zero tolerancë ndaj pretendimeve për sjellje të papërshtatshme”, ndërsa pa komentuar akuzat ka shtuar se “të gjitha akuzat janë duke u hetuar”.
Misioni prej 800 personash është i ngarkuar me përmirësimin e sistemeve gjyqësore dhe ligjore të Kosovës, por Simmons tha qëllimi i vërtetë i misionit ishte politik.
“EULEX nuk është një mision që synon të promovojë sundimin e ligjit. Është një mision politik. Çdokush që mendon ndryshe është naiv, budalla”, tha ai, duke pretenduar se ai kishte dhënë dorëheqje mbi presionin që ishte bërë për shkak të një politikani të dënuar të Kosovës, pasi misioni nuk dontë që ai të ishte pjesë e zgjedhjeve të fundit.
Simmons gjithashtu pretendoi se i kishte shkruar dy herë shefës së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ku ishte ankuar për korrupsion brenda misionit, por që nuk ka marër asnjë përgjigjje.
“Për mua, kjo tregon qartë se si Bashkimi Europian merret me korrupsionin…”, tha ai.
“Ata nuk bëjnë asgjë”, tha Simmons, duke iu referduar BE-së. “Unë nuk mund të jem pjesë e kësaj farse”./arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...