E denoncoi si të humbur gruan, ajo deklaron të papriturën në polici

19:44 | 16 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një 28 vjeçare është larguar nga shtëpia dhe ka braktisur bashkëshortin e saj.

Ky i fundit ka denoncuar humbjen e saj, por kur policia ka rënë në gjurmët e saj, vajza ka refuzuar të kthehet dhe ka deklaruar se ka ikur me dëshirë nga bashkëshorti.

Njoftimi nga Komisariati i Policisë Maliq:

Më datë 15.11.201, shtetasi J.G, vjeç 34 banues në fshatin Kolanec, kallëzon se më datë 14.11.2017, i është larguar nga banesa bashkëshortja A.K, vjeç 28. Konfirmojmë se tashmë shtetasja A.K është gjetur dhe deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme